Celebrities Showbiz

Reagon për herë të parë Kim Kardashian mbi tragjedinë në koncertin “Astroworld”!

Pas tragjedisë së ndodhur në koncertin e Travis Scott, “Astroworld”, ka reaguar dhe Kim Kardashian. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, u shpreh se:

Absolutisht zemërthyer për jetët e humbura dhe këdo që u lëndua në “Astroworld”. Ashtu si të gjithë ju, edhe familja jonë është e tronditur nga tragjedia. Ne po lutemi për të gjitha viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre që u prekën në këtë tragjedi, si dhe Travis-in që e dimë se kujdeset aq shumë për fansat e tij dhe është me të vërtetë i shkatërruar për të gjithë këtë.

Të paktën 8 persona humbën jetën e disa të tjerë janë plagosur në festivalin muzikor “Astroworld Festival” në Hjuston të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane po hetojnë rrethanat e vdekjes dhe sipas kryebashkiakut të Hjustonit, Sylvester Turner, ngjarja tragjike ndodhi kur në skenë performonte reperi amerikan, Travis Scott dhe njerëzit filluan të shtyheshin për nga skena. Disa persona u rrëzuan dhe u shkelën nga turma, çka rezultoi fatale për një pjesë.

Organizatorët e “Astroworld” do të ofrojnë një rimbursim të plotë për të gjithë ata që kanë blerë biletat, si ata që morën pjesë të premten dhe ata që mbanin bileta për ngjarjet e anuluara të së shtunës, tha një burim i afërt me situatën për “CNN” të hënën. “CNN” ka kontaktuar me promovuesin e festivalit “Live Nation” për informacion në lidhje me procesin e rimbursimit.

Ndërkohë, Travis Scott do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit për tetë viktimat që vdiqën në festivalin e tij “Astroworld” të premten, sipas një deklarate të publikuar të hënën nga një përfaqësues i reperit dhe producentit. Artisti i lindur në Houston do të bashkëpunojë gjithashtu me “BetterHelp” për të ofruar shërbime falas të shëndetit mendor për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.

Rikujtojmë se, vetëm disa ditë pas një incidenti fatal në koncertin e Travis Scott në Astroworld në Hjuston, një burim konfirmon për mediat e huaja se reperi ka anuluar paraqitjen e tij kryesore në festivalin Day N Vegas. Pas tragjedisë shkatërruese në Astroworld, e cila la tetë të vdekur dhe dhjetëra të shtruar në spital, Travis Scott nuk do të dalë më në skenë në festivalin e ardhshëm Day N Vegas.