Celebrities Gossip Showbiz

Renee sot ka një ditë speciale dhe Nora Istrefi nuk mund të ishte më e lumtur se kaq!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta. Për sa i përket karrierës, ndër vite bukuroshja na ka falur këngë shumë të bukura që janë pëlqyer nga audienca.

Jeta private e Norës gjithashtu ka ngjallur shumë kureshtje gjithmonë duke nisur nga divorci i saj me ish- bashkëshortin Robert Berishën e duke vazhduar me vajzën e saj Renee. Vogëlushja e këngëtares ditën e sotme e ka bërë shumë krenare mamanë e saj, pasi përfundoi klasën e saj të parë dhe kjo për një prind është shumë e rëndësishme. Me anë të një Instastory ku duket me vajzën e saj, teksa i mban dëftesën në dorë, krahas Nora ka shkruar:

Jeta ime sot përfundoi klasën e parë! Të dua shumë Renee bukur 

E angazhuar me koncerte të shumta, kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të saj por të të gjithë artistëve. Sidomos bukuroshja e cila ka tanimë shumë vite karrierë. Në një nga postimet e saj më të fundit, teksa ka treguar si gjithmonë stilin e saj shumë të bukur dhe të kuruar, ajo që na tërheq vëmendjen është dhe shuma ‘e çmendur’ që artistja ka shpenzuar në këtë veshje. Një ‘crop-top’ me gurë, një palë pantallona me lule, ora dhe sandalet me takë të Norës kanë kushtuar mbi 13 mijë euro.

Së fundmi Nora është përmendur nga Alesio Aliaj, i njohur dhe si menaxheri i VIP-ave në një intervistë të dhënë për Top Channel në emisionin “Shqipëria Live”. Ky i fundit është shprehur se këngëtarja jo vetëm që nuk i ka sjellë fitime nga një koncert i bërë dikur në festën e Pavarsisë, por madje ka dalë me humbje prej saj.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar vetë Nora para pak ditësh me anë të një Instastory duke treguar anën e saj të së vërtetës.

E pas këngëtares duket se Alesio sërish nuk ka të ndalur me deklaratat e tij duke treguar se ka dhe video që vërtetojnë fjalët e tij.