Celebrities Showbiz

Reperi i njohur MC Kresha zbulon për cilën skuadër bën tifozllëk dhe nuk na e priste mendja…

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun i cili përveç muzikës, është gjithashtu shumë i apasionuar pas sporteve. Së fundmi ai ishte i ftuar në një emision kosovar për të diskutuar më shumë për ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2020” që janë kthyer në temë dite.

Artisti ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit. Ndërkohë që shumë nga ju mund të mendoni se reperi është tifoz i ndonjë skuadre të madhe si Gjermania, Italia, Spanja apo Franca, përgjigja e tij mund t’ju habisë. MC Kresha bën tifozllëk për një Kombëtare që askujt nuk ja priste mendja. Ai zbuloi që në këtë Europian është tifoz i kombëtares së Turqisë.

Para disa ditësh në media qarkulluan lajme se MC Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. Shkak u bë një fotografi që Hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë. Por, këto rezultuan jo të vërteta pasi nga reperi priten super projekte për verën!

Rikujtojmë se, vitin që lamë pas, reperi u bë baba i një vajze dhe duhet thënë që ngjashmëria është shumë e madhe.