Auto & Moto

Rezultatet e shitjeve të modeleve të Ferrarit tregon se çfarë dëshirojnë më së shumti blerësit!

Ferrari në tremujorin e fundit të këtij viti, ka shitur më shumë makina hibride sesa ato që vihen në lëvizje me derivate. Janë shitur në total 3.459 makina, kurse nga 13 modelet, 9 kanë pasur motorë SUS. Katër modelet e tjera ishin hibride, por megjithatë kanë arritur të shiten më mirë.

Në fakt bëhet fjalë për vetëm dy modele të ndryshme, 296 dhe SF90, të cilët të dy janë të qasshëm në treg në dy variante, pasi modelet kabriolet konsiderohen të ndarë prej tyre. Që të dy janë plug-in hibrid me mundësi të ngarjes elektrike, edhe pse shumica e fuqisë së tyre motorike vjen nga motori twin-turbo 3 litërsh V6 të siç është modeli 296 dhe ai me 4 litra V8 për modelin SF90. Kjo tregon shumë se çfarë në të vërtetë kërkojnë blerësit e Ferrari-t.

Së fundmi rikujtojmë se CEO i Ferrarit, tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën. Benedetto Vigna tha për CNBC se:

Ne jemi një markë që nuk po kërkon vëllim. Ne jemi një markë që kërkon vlerë dhe respekton klientin. Për ne, klienti është shumë i rëndësishëm. Klienti po i jep një vlerë makinave tona sepse ato janë unike, janë të kufizuara, janë ekskluzive. Ne mund të bënim më shumë, por kjo nuk ka kuptim.

Ferrari ka filluar të pranojë pagesa në kriptomonedhë për makinat e saj sportive luksoze në SHBA dhe do ta shtrijë skemën në Evropë pas kërkesave të klientëve të saj të pasur. Shumica dërrmuese e kompanive janë larguar nga kriptot pasi paqëndrueshmëria e bitcoin dhe argumenteve të tjera i bën ato jopraktike për tregti. Përdorimi i lartë i energjisë kanë parandaluar gjithashtu përhapjen e kriptos si një mjet pagese.