Showbiz

Rihanna dhe Jay-Z në një bashkëpunim?!

Mos ndoshta do të kemi një “Umbrella 2” pasi Rihanna dhe Jay-Z janë parë bashkë për të dikskutuar për çështje pune.

“New York Post” ka publikuar një artikull ku shkruan se dyshja e artistëve mund të publikojnë një projekt të ri muzikor së shpejti.

Ky do të ishte bashkëpunimi i parë mes tyre që pas “Run This Town” dhe fansat mendojnë se do të ishte një mrekulli po t’i shihnin sërish bashkë.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe reperi e producenti i famshëm janë parë së bashku duke drekuar në Los Angeles për të këtë arsye spekulohet se ky ishte një takim pune.

Rihanna është gjithashtu në përfundimin e albumit të saj të ri që pas “Anti” të vitit 2016. Një bashkëpunim i tillë nuk mund t’i mungonte albumit të saj të ri.