Showbiz

Rihanna e dashuruar në Paris!

Këngëtarja e hitit “Lemons” duket se ka lënë pas krahëve humbjen e kushëririt të saj për t’u zhvendosur në Paris.

Ajo është fotografuar me të dashurin e saj, sheikun Hassan Jameel në ballkonin e një hoteli teksa po shijonin pamjen e qytetit të dashurisë.

Edhe pse ende nuk ka vendosur të flasë në media për lidhjen e saj 1-vjeçare me milionerin, Rihanna-s duket se çdo gjë po i shkon më mirë teksa e mban këtë marrdhënie private.

Shumë nga fansat e saj ende duan ta shohin krah reperit Drake por mesa duket këngëtarja 29-vjeçare i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj drame.