Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj më shumë se provokuese në videoklipin e këngës që pritet të publikojë!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë afro 5 milion klikime në platformën YouTube.

Duket se edhe pse pak kohë pas projektit të saj më të fundit muzikor, artistja është duke punuar për një tjetër surprizë duke na zbuluar dhe titullin, ‘Fullirante’ që pritet të publikohet së shpejti.

E vetëm pak minuta më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë me ndjekësit një video provokuese nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit. Artistja shfaqet e veshur me një fustan të tejdukshëm dhe mund të themi me plot gojë se na i bëri ‘sytë zemra’.

Me anë të një ripostimi në Instastory nga një pjesë e videoklipit të këngës së saj padyshim hit, ‘Rosita’, Rina na ka zbuluar pak nga projekti i saj i radhës. ‘Rosita’, një këngë e cila i dedikohet dashurisë që një vajzë ka për Rinën, por që kjo e fundit nuk mund t’ja kthej pasi nuk është në shijet e saj dhe është e lidhur me një djalë.

E pikërisht, surpriza e radhës nga artistja do të jetë një këngë dedikuar dashurisë për një vajzë. Nuk ju duken paksa të  çuditshme këto dedikime të Rinës së fundmi?