Pasò Politikë Sport

Rishfaqet Koço Kokëdhima: ‘Unë më elitar se Rama’ ja për çfarë bëhet fjalë…

Koço Kokedhima i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio, iu rikthye nostalgjisë së tij personale për radion.

Ai kujtoi kohën e shkuar disa vite më parë kur kishte një program radiofonik të quajtur “Si të bëhesh milioner” në të njëjtën kohë kur një program radiofonik aso kohe, ish kryetar bashkie e kishte edhe Edi Rama në radion e Z. Kokëdhima “Plus 2′.

Ai tha se emisioni i tij kishte një audiencë të caktuar dhe ishte elitar, ndërsa emisioni i Ramës populist. Ai e vlerësoi për kohën, sjelljen dhe mënyrën e Ramës për të cilin la të kuptohej më pas se ishte zhgënjyer.

Kokëdhima shprehu konsiderata dhe vlerësime të mëdha për misionin e Top Albania Radio-s që vijon rrugëtimin e saj pas më shumë se 20 vitesh, si radio lider në tregun audioviziv në Shqipëri.