Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati befason me ‘look-un’ më të fundit!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe vetëm pak më parë na ka zbuluar ndryshimin në ‘look-un’ e saj ku shfaqet me flokë me fije rozë me rrica. Nuk dihet nëse ky është një ndryshim që Ronela do ta mbajë për një kohë të gjatë apo përgatitje për videoklipin e radhës.

Duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me atë që ka shkruar ku duket se na pranoi se është beqare.