Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ‘thumbon’ keqazi “Sunny Hill Festival”!

Festivali i njohur “Sunny Hill” ka marrë një vëmendje shumë të shtuar në mbarë botën. Festivali nisi që të enjten dhe zgjati deri më 7 gusht dhe këtë vit, sipas organizatorëve u ndoq nga mbi 25.000 persona çdo ditë.

Festivali i muzikës është një nga më të mëdhenjtë në Kosovë dhe këtë vit ka pasur interpretues si J Balvin, Diplo dhe vetë Dua Lipën gjithashtu. Por, në mesin e artistëve, disa nuk kanë qenë të ftuar e një prej tyre, pikërisht Ronela Hajati nuk e ka kursyer një ‘thumb’. Në një ‘Ask’ të bërë së fundmi, një ndjekës është shprehur: “Duhet të ishe ftuar në ‘Sunny Hill'”. Përgjigja e këngëtares na la të kuptojmë një ironi të fshehur pas.

S’jemi në atë nivel akoma

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Kënga e parë që lansoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të publikohej nga veshja si nuse e bukuroshes, por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka më shumë se dy milion klikime në platformën YouTube.