Celebrities Gossip Showbiz

Ronela hedh thumba të fortë: “Nuk të bëj dot të ndihesh burrë kur nuk je!” Me kë e ka këngëtarja?

Ronela Hajati jo vetëm që është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor duke publikuar shumë këngë të reja, por duket se po na tregon dhe disa detaje nga jeta e saj private. Më parë, këngëtarja bukuroshe nuk jepte deklarata apo shprehje thumbuese në rrjete sociale e sidomos në drejtim të një mashkulli specifik, por duket se dikush ja paska bërë për borxh dhe Ronela nuk qëndroi pa ja kthyer.

Në një Instastory me një sfond komplet të zi, ajo shkruan:

Nuk është detyra ime të të bëj të ndihesh burrë. Nuk mund të bëj dot të ndihesh diçka që nuk je…

Mos ndoshta Ronela e ka për Zerkën? Apo ajo është histori e shkuar dhe këngëtarja ka bërë para me jetën e saj?

Së fundmi, kujtojmë se Ronela ka ardhur me një bashkëpunim me reperin shumë të dashur për publikun Vig Poppa. Dyshja kanë sjellë ‘remake-un’ e këngës shumë të njohur “A do të vish”.

“Alo” ka vetëm një muaj që është publikuar dhe ka mbi 3 milion klikime në YouTube.

Gjithashtu, ju kujtojmë ta votoni këngën në “The Top List” nëse është e preferuara juaja dhe doni ta shihni të renditur sa më lartë në klasifikim. “Alo” ka katër javë në klasifikim dhe qëndron në vendin e 25-të.

17/07/2021