Celebrities Music

Ronela nuk kalon në ‘Eurovision’, shqiptarët nuk e prisnin!

Këtë të martë Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi këtë natë të parë gjysmëfinale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. Ndërkohë, duket se shqiptarët janë të zhgënjyer, nisur nga pritshmëritë e larta që ata kishin. Në sondazhin në faqen zyrtare të Top Albania Radio-s të pyetur nëse Ronela kalon në finale, ja si u përgjigjen votuesit.

78% ka votuar ‘po’

20% ka votuar ‘jo’

2% ka votuar ‘nuk e di’

Epo dukshëm shqiptarët nuk e prisnin këtë rezultat, edhe pse dashuria e tyre nuk i ka munguar artistes. Ndërkohë, ditën e sotme i ftuar në një lidhje telefonike në “Pardon My French” ishte Niko Komani, stilisti i artistes në ‘Eurovision’, i cili u shpreh si më poshtë.

Njerëzit qanin aty dhe ne e kuptuam që ajo ishte gabim. Ne nuk mund të qajmë me një refuzim të vogël sepse dashuria ishte e madhe. Ishim një ekip që të gjithë na përgëzonin për energjinë që ishte aty. Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12.