A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Rrugëtimi i “Spirit Voice” parë nga sytë e Soni Malaj!

Të shtunat tashmë i përkasin “A Live Night”, një programi që ju njeh me artistët tuaj më të dashur, me një dimension tjetër në rrëfimet e tyre të sinqerta. E ftuar ditën e sotme në “A Live Night” ishte Soni Malaj, një nga artistet më të mira dhe më të kompletuara padyshim. Soni na zbuloi më tepër se si nisi rrugëtimi i saj në muzikë, teksa tregoi edhe për krijimin e grupit “Spirit Voice”.

Kaloj një audicion të dytë. Shoh shumë vajza të ndryshme, më bie në sy njëra që nuk kishtë dëshirë. Dorina më thanë quhej, dhe mbahej një ndër më të mirat në lice. Nuk doja ta zgjidhnin. Dorina ishte e para që u përzgjodh në fakt për “Spirit Voice”. Më pas vjen Larisa, dhe Angjelina. Albani më thotë duhet të fusim një djalë në saksofon. Erdhi dhe Brikeli dhe formohet “Spirit Voice”.

Një rrugëtim aspak i lehtë sigurisht, Soni Malaj zbuloi çdo vështirësi në ngritjen dhe zhvillimin e kësaj bande muzikore.

Rrugëtimi i “Spirit Voice” nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo ka qenë industria e mirëfilltë muzikore. Përpara se “Spirit Voice” të dilte në skenë, Alban Karabashi thotë që ne 6 muaj do të qëndronim me njëra-tjetrën, kishim një palestër tonën që stërviteshim për të kërcyer, kishim grimiere personale, parukiere personale, shofer personal, studio personale. Nuk ishte shumë e thjeshtë. Ajo pjesa e “Spirit Voice” ka bërë që të brimosi në karakterin tim artistik që është talenti, por puna shumë e madhe të bën të dalësh në sipërfaqe dhe të bësh diferencën. Ish-menaxheri ynë ka pasur një disiplinë ushtarake, është pak me thënë. Kemi ndenjur deri në 4 të mëngjesit, nuk na linte të dilnim nga studio pa kryer shumë mirë materialin, sepse atëhere ishin teknika të tjera. Ne duhet të këndonim vërtet shumë mirë, ne nuk duhet të stononim ose do të ktheheshim edhe një herë. Ndërkohë që sot po të stonosh, rregullohet ajo gjë.

Por si erdhi TAR records në jetën e Soni Malaj?! Ja çfarë zbulon artistja në “A Live Night”!

Ishte ideja e Dritan Hoxhës, i cili shikonte mundësinë e te kthyerit TAR records si një label që prodhonte muzikë, e shiste, merrte këngëtarë, prodhonte albume për ta. Na erdhi një ofertë në “Spirit Voice” dhe ne bëjmë një këngë në TAR records. Shqetësimi im ishte kush do e bënte këtë këngë, sepse unë kompozitorët nuk i njihja dhe më thonë që do e bëntë Genti Lako. Së bashku me vajzat vijmë në studion e TAR records, prezantohemi me Gentin, kishte bërë një baladë shumë të bukur etno. Pati sukses në radio. Gjetëm një gjuhë të përbashkët me të, na pëlqeu bashkëpunimi. Ishte ndërthurur modernja me etnon.

Kur bëhet Top Fest 1, më thotë kam një këngë për ty. Më paraqitet kënga “Larg natës”, e lexoj tekstin, i cili bënte fjalë për një vajzë të dashuruar me një djalë që ishte i përfshirë me lëndët anrkotike. Kjo pjesë ishte një plagë e shoqërisë në atë kohë.