Botë e Çuditshme Celebrities Gossip

Sa me fat paska qenë…CR7, personi i parë në histori që Mbretëresha Elizabetë i kërkon një autograf!

Skuadra e Manchester United njoftoi pak ditë më parë se ylli portugez Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”. CR7 ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e madh anglez, me mundësi rinovimi. Pas rikthimit në Manchester United, CR7 bëri edhe një postim emocionunes në rrjetin social, Facebook, ku tregoi arsyet e rikthimit.

Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali. Ndërkaq, Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti me më shumë gola në historinë e futbollit sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare. Ditën e djeshme portugezi theu rekordin e Ali Daei që kishte shënuar 110 gola.

Sulmuesi për ta bërë dhe më të veçantë golin e thyerjes së rekordit e shënoi në minutën e fundit për t’i dhuruar Portugalisë fitoren përballë Irlandës. Ronaldo thotë se për të ky rekord është shumë i veçantë, ndryshe nga të tjerët, por paralajmëron se nuk e ka mbyllur ende llogarinë me golat. Pas këtij lajmi që gëzoi gjithë fansat, Ronaldo ju drejtua me një letër tifozëve të Manchester United.

Me këtë lëvizje ujrat u trazuan dhe padyshim që ylli portugez përveçse ka fituar simpatinë e të gjithëve, ka fituar edhe të një personi që juve me siguri nuk do t’ju shkonte mendja kurrë. E kemi fjalën për Mbretëreshën Elizabetë e cila së fundmi thuhet se i ka kërkuar Manchester United të rezervojë fanellën e parë të nënshkruar nga Ronaldo. Kështu, që futbollisti është personi i parë në histori që Mbretëresha Elizabetë i kërkon një autograf!

Ndërkaq, sa i përket lajmeve nga familja mbretërore, Mbretëreshës Elizabetë i është sosur durimi me deklaratat dhe akuzat e Princ Harry-t dhe Meghan Markle dhe ka vendosur mos t’i tolerojë më ata. Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Elizabetë është në diskutime me avokatët dhe thuhet se ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.