Celebrities Showbiz

Sara Hoxha feston ditëlindjen, Lori zbulon momentet më të veçanta përmes disa fotove

Sot, më 18 Janar feston ditëlindjen trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha dhe megjithëse ende nuk ka postuar asgjë rreth ditës së saj të veçantë në rrjetet sociale, këtë gjë e ka bërë më së miri Lori.

Përmes disa fotosh të postuara në Insta Story, Lori ka zbuluar për të gjithë ndjekësit momentet më të bukura me motrën e saj duke na treguar edhe një herë se ato janë të pandara.

“Gëzuar ditëlindjen më e shtrenjta ime, ajo e cila ka dhe shumë humor.” -shkruan Lori duke shfaqur copëza të kujtimeve më të bukura që ato kanë kaluar së bashku.

Kujtojmë se pak kohë më parë Lori Hoxha ishte e ftuar në “Dilema Sociale” në Top Albania Radio, ku ndër të tjera zbuloi se ajo dhe Sara kanë qenë dhe do të mbeten mburoja më e fortë për njëra-tjetrën.

Stafi i TAR i uron Sarës edhe 100 të tjera pranë familjes dhe të dashurve të saj!