Bota

Sekretari Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, hedh hapin tjetër në lidhjen me asistenten e tij

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, dha dorëheqjen pasi foto të tij duke tradhëtuar bashkëshorten me asistenten, u publikuan nga gazeta “The Sun”. Publikimet hapën debat edhe për arsyen se Hancock nuk respektonte distancën sociale duke puthur kolegen Gina Coladangelo, të cilat thuhet se janë bërë në 6 Maj.

Duket se çifti e ka marrë seriozisht këtë lidhje, pasi kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Pas publikimit të fotove ku shfaqeshin duke u puthur, ato kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Mediat britanike kanë raportuar se Gina Coladangelo ka kërkuar divorcin ndaj bashkëshortit të saj milionerë si dhe ka vendosur të bashkëjetojë me Matt Hancock. Ndërkohë, bëhet e ditur se bashkëshorti po e përjeton keq lajmin për marrëdhënien mes saj. Hancock gjithashtu u divorcua nga bashkëshortja e tij pas më shumë se 15 vitesh martesë.

Në një letër drejtuar kryeministrit ai tha se qeveria u detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi për të qenë të sinqertë kur i kanë zhgënjyer. Boris Johnson tha se atij i vinte keq për dorëheqjen e ministrit.

Hancock kishte qenë nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pasi “The Sun” publikoi fotografitë e tij dhe Coladangelos, të cilët të dy janë të martuar me tre fëmijë, duke u puthur. Gazeta tha se ato ishin dërguar nga brenda Departamentit të Shëndetësisë.

Mësohet se ka qenë vendimi i Hancock për t’u dorëhequr dhe nuk ka qenë kryeministri Johnson ai që ka kërkuar shkarkimin e tij. Coladangelo do të largohet gjithashtu nga roli i saj si drejtore jo-ekzekutive e Departamentit të Shëndetësisë. Hancock nuk e përmendi tradhëtinë ndaj të shoqes, ndërsa në mediat britanike reagimet kundër tij kanë qenë të shumta, pasi e punësoi Coladangelon si asistente duke e paguar me paratë e taksapaguesve britanikë.