Gossip Showbiz

Selena Gomez: “Kur lash telefonin, mësova të jetoj për veten time”!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez duket se po hyn në një fazë të re në karrierën e saj, një fazë më të shëndetshme.  Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja ka folur pak kohë më parë për revistën Elle, për opinionin publik me të cilin u përball, gjatë kohës që luftonte edhe me probleme të shëndetit mendor.

Për ca kohë, u ndjeva si një objekt.

Në vitet e fundit, presioni i vëmendjes u shtua për shkak të ndarjes së bujshme me Justin Bieber në 2018-ën. Në të njejtë kohë iu nënshtrua një transplanti të veshkës për shkak të diagnozës së saj të lupusit dhe më pas kërkoi trajtim për shëndetin mendor.

Për të rimarrë kontrollin e shëndetit mendor, Gomez vendosi të sakrifikojë faqen e saj të Instagramit dhe në vitin 2017-ën, ia la asistentit të saj fjalëkalimin dhe menaxhimin e llogarisë.

Unë nuk e kam atë në telefonin tim, kështu që nuk tundohem më. Papritur më është dashur të mësoj se si të jem vetëm me veten time. Në të kaluarën, mund të kaloja orë të tëra duke parë jetën e njerëzve të tjerë. Do ta gjeja veten duke parë se çfarë hante dikush dy vjet më parë. Unë as nuk i njihja shumë persona! Tani e marrë informacionin në mënyrën e duhur. Kur miqtë e mi kanë diçka për të më thëne, ata më telefonojnë. Ky telefon i vogël që kishte 150 milionë njerëz në të, kur e lash, ishte një lehtësim i madh për mua.

Rikujtojmë, se së fundmi Gomez ka sqaruar se është jashtëzakonisht krenare për punën që bëri në “Disney” gjatë rinisë së saj. Ajo është shprehur se komentet e saj në të kaluarën për kohën që ajo kishte qenë në “Disney Channel” ishin të gjitha me shaka.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji po promovonte serialin e ardhshëm në Hulu ‘Only Murders in the Building’, këngëtarja 29-vjeçare bëri shaka për pjesën kur ka qenë aktore adoleshente dhe kishte luajtur në Wizards of Waverly Place nga 2007 deri në 2012.