Celebrities Film & Tv

Seriali “Peaky Blinders” vjen me lajme të mira!

Seriali i njohur “Peaky Blinders” është kthyer në një fenomen shumë të dashur televiziv. Deri tani, ky serial ka 5 sezone të cilat kanë fiksuar publikun si femra ashtu edhe meshkuj.

Mirëpo, COVID-19 i vonoi xhirimet e sezonit të ri, dhe të gjithë ndjekësit e këtij super seriali u shqetësuan.

Por, ka një lajmi të mirë! Sezoni i gjashtë ka nisur xhirimet, të cilat tashmë janë drejt fundit. Prej disa ditësh, xhirimet kishin ndaluar për shkak të infektimit me COVID-19 të një prej anëtarëve të stafit, siç u tha.

Mirëpo, pasi ka bërë testin, personi në fjalë ka rezultuar negativ, ndaj xhirimet do të vazhdojnë sërish.

Ndërkaq, zëdhënësi i serialit tha për “Mail Online” se:

Xhirimet u ndaluan në “Peaky Blinders” për shkak të një rezultati të rremë pozitiv të testit për një anëtar të ekuipazhit. Në përputhje me protokollin, ky person mori një test NHS dhe kushdo që ra në kontakt me ta u izolua. Siguria e ekipit tonë në “Peaky Blinders” është e një rëndësie të madhe. Testi NHS është kthyer negativisht dhe xhirimet do të rinisin si normalisht nesër.