Botë e Çuditshme

Shënohet rekordi botëror për “arratisjen” më të shpejtë nga rezervuari i ujit!

Një “artist profesionist i arratisjes” ka shënuar rekord të ri botëror Guinness duke u arratisur nga rezervuari me ujë në vetëm 2 minuta e 11 sekonda, ndërsa duart dhe këmbët e tij ishin të lidhura. Guinness ka njoftuar se Andrew Basso tani mban rekordin për kohën më të shpejtë të arratisjes nga një rezervuar uji. Bëhet e ditur se aftësitë e tij Basso i ka shfaqur fillimisht në xhirimet e serialit televiziv italian, “Lo Show Dei Record”. Videoja e publikuar tregon italianin duke larguar prangat e tij dhe duke hapur rezervuarin pa qenë në gjendje ta shohë atë.