Bota

Shifra rekord infektimesh me koronavirusin, Çekia rikthen izolimin

Republika Çeke rikthen izolimin pas shifrave rekord të infektimeve me koronavirus. Vetëm sot në vendin me 10.7 milionë banorë u raportuan rreth 12 mijë raste të reja.

Qeveria miratoi disa masa si mbylljen e çdo dyqani jo të domosdoshëm dhe kufizimin e lëvizjes vetëm për punë, apo blerje të ushqimeve. Vendimi nis zbatimin nga nesër dhe është në fuqi të paktën deri më 3 nëntor.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha se parashikimet tregojnë se numri i rasteve të reja ka të ngjarë të arrijë kulmin rreth datës 11 nëntor.

Republika Çeke, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus, mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.