Bota Sport

Shkëlqen sërish Distria Krasniqi/ Xhudistja Kosovare fiton medalje të artë në Portugali

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

https://www.facebook.com/145000025608017/videos/1233347553823786/?__so__=watchlist&__rv__=video_home_www_playlist_video_list

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall “Xhudistja më e mirë në botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë nëpërmjet një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.