Aktualitet

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtime pa leje, pezullohen 3 inspektorë policie në Gramsh!

Tre inspektorë policie në Gramsh janë pezulluar nga detyra. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, 3 efektivët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore nën drejtimin e prokurorëve të gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.

Vijon…