Shumica e njerëzve janë të mendimit se gratë flasin shumë më tepër se burrat dhe tani kjo është vërtetuar shkencërisht. Shkencëtarët arritën në përfundime interesante që treguan se gratë thonë 20.000 fjalë në ditë, në krahasim me burrat që thonë rreth 7.000 fjalë. Hulumtimet kanë treguar se kjo është për shkak të një doze më të lartë të një proteine në tru te gratë e quajtur “Foxp2”.
Hulumtuesit nga Universiteti i Maryland zbuluan se gratë kanë një dozë më të lartë të proteinës “Foxp2” në tru, e njohur edhe si “proteina e gjuhës”. Për shkak të kësaj, ato mësojnë të flasin shumë më herët se meshkujt dhe “konsumojnë” deri në 13,000 fjalë më shumë në ditë se ata. Ekspertët erdhën në këtë përfundim duke ekzaminuar minjtë meshkuj, të cilët lëshojnë më shumë tinguj se femrat. U zbulua se meshkujt kanë një nivel më të lartë të proteinës “Foxp2”, ndërsa tek njerëzit situata mes gjinive është e kundërt.