Celebrities Gossip Music Showbiz

Shtyhet përsëri ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’?!

Përhapja e madhe e variantit të ri COVID-19, Omicron, ka ndikuar në shtyrjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Grammy”, që u parapri të mbahet më 31 janar të këtij viti. Edicioni i 64-të i “Grammy” nuk ka shkuar siç është planifikuar për shkak të pandemisë. Dy edicionet e fundit të këtyre çmimeve janë përcjellur me raste të njëjta, ku vitin e kaluar që ishte paraprirë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021, më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shtye për 14 mars, pasi në Los Angeles kishte probleme të mëdha me virusin.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021. Jon Batiste kryeson më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber. Veçanërisht artistja e re Olivia Rodrigo, 18-vjeçarja që nisi karrierën e saj muzikore në fillim të këtij viti me hitin viral “Drivers License”, është nominuar në të gjitha kategoritë e fushës së përgjithshme të kësaj ceremonie. Por të shumtë kanë qenë edhe këngëtarët dhe artistët e tjerë të famshëm të cilët janë nominuar në shumë kategori. Zbuloni në këtë link listën e plotë të të nominuarve.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Jay-Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy të marra ndonjëherë, me 83 gjithsej. Reperi ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime. Jay-Z mori një për “Albumin e Vitit” për “Donda” të Kanye West dhe dy në kategorinë e “Këngës më të mirë Rap”, për “Bath Salts” të DMX dhe “Jail” të West.