Gossip

Shuma marramendëse që shpenzoi Era Istrefi për një veshje dimri!

Artistja shqiptare me famë botërore është duke jetuar jetën luksoze që do ta ëndërronte çdo femër.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Era Istrefi, e cila reklamon gjithçka në rrjete sociale nga jeta e saj e përditshme. Ajo që bie në sy është jeta e luksit dhe blerjet e saj të shtrenjta me shuma marramendëse.

Këto ditë, Era ka publikuar disa fotografi në Instagram me një veshje dimërore shumëngjyrëshe, të markës “Gucci”. Faqja “Mespermes” në Instagram ka postuar çmimin e veshjes dhe na habiti të gjithëve.

Xhaketa ka një çmim prej 1,615 euro, pantallonat 1,165 euro, golfi i bardhë 395 euro dhe atletet dimërore 1,200 euro. Pra për vetëm një veshje dimërore, Era shpenzon 4,375 euro.