Celebrities Dilema Sociale

Si e kujton Bojken Lako, Dritan Hoxhën?!

Për ata të cilët Bojken Lakon e shohin prej së largu nga një klip apo televizion ai është thjesht një këngëtar e herë herë i çuditshëm por, për ata që e njohin nga afër ai është dhe do të mbetet njeriu më babaxhan që mund të njohin përveç faktit që është një artist i vërtetë.

Sot, Boku u rikthye në shtëpin e tij, në Top Albania Radio dhe u bë pjesë e një rrugëtimi 2 orësh ku çeli memorien dhe na bëri të gjithëve të ndiheshim nostalgjikë. Krahas faktit se komentoi shumë mënyrën se si sot bëhet muzikë, Bojkeni na tregoi për planet e tij të ardhshme dhe qendrën kulturore që pritet të hapë.

Sakaq, ai nxorri dhe mallin e radios, vendi ku për të nisi gjithçka dhe u bë zanafilla e karrierës së tij 25-vjeçare. Një ndër njerëzit që ai e kujton me shumë mall është edhe Dritan Hoxha, themeluesi i ndjerë i Top Medias, emrin e të cilit e përmed thuajse në çdo fjali. I pyetur se si e kujton Tanin, Bojken Lako u përgjigj kështu:

“Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me dhunti të jashtëzakonshme. Unë e kujtoj si vëlla, të tillë e ndieja edhe në marrëdhënie pune, kështu e ndienin të gjithë. Përgjatë këtyre viteve që na mungon, e gjithë energjia dhe mësimet e tij që vijnë nga individualiteti dhe talenti i Tanit është shoqërues në hapat e jetës tonë duke lënë copëza kujtimesh.”