Showbiz

Si mund të lëkundet Demokracia?! Sonte me Eno Popin në “Dilema Sociale”

Nuk mund të harroni takimin tuaj të dytë me Eno Popin në “Dilema Sociale” programi që pritej me padurim prej kaq shumë javësh, duke rikthyer folësin më të dashur të TAR tek rrënjët. Sonte, në pasditen e vonë do të flitet për temën më të diskutuar të momentit, sigurisht krahas Covid-19, fill më pas vjen situata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ditët e fundit kemi përjetuar live çfarëdo ndodh përtej kontinetit dhe pikëpyetjet që ngre demokracia më model në botë. Situata e krijuar në Amerikë, rinumërimi i votave në disa shtete dhe vendimet që Gjykata e Lartë po lëshon në këtë kohë të vështirë e të çuditshme, janë vatrat e diskutimeve të episodit të dytë të “Dilema Sociale”.

Nuk do të mungojnë të ftuarit edhe mbrëmjen e sotme ku gjithashtu do të bëhen pjesë e bisedave se si po lëkundet demokracia, sa thellë mund të shkojë ndarja rracore apo si keqmenaxhohen krizat nëpër botë. Gjithçka ndodh në SHBA-në e egër e jo vetëm, do të mund ta zbuloni në orën 18:00 me Eno Popin, në radion tuaj të preferuar.