Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Si rrallëherë Arjola Demiri zbulon çdo detaj rreth jetës së saj pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’ në “Pardon my French”!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri. Sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur por ne Arjolën e kemi njohur në të gjitha dimensionet pak muaj më parë. A është ajo akoma në valën e post-suksesit të “BBV” apo gjërat janë sheshuar tashmë?

Në fakt e kam evituar pjesën që të flas për “Big Brother”, kam evituar edhe shumë intervista sepse ajo ishte një eksperiencë në ato kushte dhe rrethanat ishin ato që ishin brenda dhe kur del jshtë më pas është e kotë të analizosh dhe të thuash që do ta kisha bërë këtë apo atë. Një gjë është e sigurtë, pas analizës që unë kam bërë për të gjithë atë që ndodhi aty sigurisht që kam pasur edhe unë disa gabime të mijat në sjellje dhe jam munduar t’i rikuperoj me ata njerëz, që jo se u kam hyrë në hak. 

Përpos njerëzve të tjerë, vetë Arjola si është ndierë pas “Big Brother”-it?

Nëse do flasim që a jam mirë pas ‘BBV’ sigurisht që duke qenë se po e flas për herë të parë hapur, kam pasur një moment që mora pauzë nga çdo gjë sepse kisha nevojë të rikuperoja të gjithë atë energji që shkarkova aty sepse realisht kur kam qenë brenda shtëpisë koka ka qenë jashtë dhe trupi brenda. Nuk doja ta bëja të ditur që nga e gjithë ajo ngarkesa psiko-emocionale e të gjithë historisë u ezaurova aq shumë saqë nuk kisha më fuqi të bëja asgjë. 

Perceptimi i atyre që janë jashtë për banorët e ‘BBV’ është që vetëm rrinë por realisht jo sepse sipas Arjolës:

Puna më e vështirë është. Okej javën e parë dhe të dytë mund të jetë fun por pas javës së tretë ti fillon të ngarkohesh emocionalisht sepse je i mbyllur dhe të mungon ajo doza e dashurisë së përditshme të cilën je mësuar ta marrësh nga njerëzit e tu. Ti je përballë syve të miqve dhe ishte një pyetje që i drejtoja vetes “Pse më shohin kaq ftohtë të gjithë këta sy?” me përjashtim të dy ose tre personave pjesa tjetër ishin të ftohtë. Nuk kishte ngrohtësi sepse të shikonin si konkurrente, të shikonin më lart apo më poshtë. Prandaj dhe unë kam dashur që kjo gjëja e “BBV” të mbyllej pasi unë dola. Ka qenë e vështirë ta shmangësh sigurisht nuk e eviton dot. 

Aktorja ka vijuar duke treguar se:

Vetëm djali im më thonte ‘Mami ti ke ndryshuar’. Në kuptim që isha shumë e acaruar sepse më tha që ke qenë më e qetë edhe fillova të vetëpërmbahem. Historia ime ka shumë ngjyra të ylberit por secila grua e gjen veten tek një pikë.