Celebrities Gossip

Si rrallëherë, fotografi mbretëror ka shfaqur imazhe të Kate Middleton dhe Princ William ku duken tepër të dashururar!

Kate Middleton dhe Princ William duket se po ndjekin hapat e Princit Harry dhe Meghan Markle duke publikuar foto bardh e zi, dhe duke ndarë momente të rralla të dashurisë së tyre publikisht. Fotografi mbretëror, Chris Jackson, i cili është i martuar me stilisten e Dukeshës së Kembrixhit Natasha Archer, shpërndau në Instagram një seri fotografish nga prapaskenat e Çmimeve Earthshot Awards të dielën në Pallatin Alexandra në Londër.

Ndër imazhet bardh e zi, të cilat ishin shpërndarë nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit në rrjete sociale, ishte një moment kur Kate vendosi dorën në pjesën e poshtme të shpinës së William, teksa shfaqte dashurinë për të, si rrallehërë publikisht.

Royal photographer Chris Jackson captured Kate Middleton making a rare moment of affection towards her husband Prince William at the Earthshot Prize Awards on Sunday

Ndërkohë, në një tjetër, William dhe Kate shikonin njëri-tjetrin me sy të ngazëllyer.

In another adorable photograph from the engagement, a dapper dressed Prince William pulls back the curtain as he and Kate are seen smiling and laughing

Çifti mbretëror gjithnjë e kanë respektuar dëshirën e Mbretëreshës për të mbajtur larg syrit publik ndonjë shfaqe dashurie të tepruar. Megjithatë, fotografi i mëparshëm Glenn Gratton tha për mediat e huaja se Dukesha e Sussex-it po vendos vulën e saj në foto mbretërore duke i publikuar ato bardh e zi.

The snaps, taken by Alexi Lubomirski, captured the couple looking loved-up in the grounds near their now-home Frogmore Cottage, in Windsor. Pictured, one of the engagement photos

Kujtojmë se Meghan dhe Harry shpeshherë kanë postuar imazhe të përbashkëta bardh e zi gjithashtu, përfshirë këtu, edhe ato të fejesës së tyre si dhe kartolinën e Krishtilindjes. Kate dhe William nga ana tjetër, dukeshin vërtet të mrekullueshëm, edhe pse, imazhet janë edhe më të bukura jo sepse janë bardh e zi, por sepse mund të vëmë re emocionin e fortë të çiftit.