Celebrities Gossip Showbiz

Si rrallëherë Lady Gaga shpreh dashurinë e saj për…

Së fundmi Lady Gaga ka treguar se është shumë e dashuruar me partnerin e saj Michael Polansky dhe me jetën që ata kanë bërë së bashku me qentë e saj në Los Angeles. Aktorja dhe këngëtarja e njohur ishte imazhi në kopertinën e ‘The Hollywood Reporter’ kutregoi edhe historinë për dy burrat që sulmuan shëtitësin e saj për katërputroshët, Ryan Fischer dhe i morën dy qentë e saj, Koji dhe Gustav, gjatë kohës që ajo ishte në Romë duke xhiruar ‘House of Gucci’.

Uploaded image

Në fund, qentë e saj u kthyen, Fischer u shërua nga plagët e tij dhe pesë persona u arrestuan në lidhje me veprimet e bëra.

Të gjithë janë mirë. Të gjithë po shërohen. Unë lutem për Ryan gjatë gjithë kohës. Jam shumë mirënjohëse që nuk e humbëm atë. Dhe çdo ditë falënderoj Zotin për kthimin e sigurt të qenve të mi.Qentë e mi dhe njeriu që dua janë e gjithë jeta ime.

Ylli i popit është “e çmendur” për të dashurin e saj investitor në fushën e teknologjisë. Në muajin janar, Gaga dhe Polansky shfaqën dashurinë e tyre kur morën pjesë së bashku në inaugurimin e Presidentit Joe Biden në Uashington D.C.

Pasi Gaga bëri një performancë të jashtëzakonshme, çifti u pa duke shkëmbyer një puthje të ëmbël me maskat e tyre, përpara se të shikonin që Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris të betoheshin.

Dalja publike ishte një lëvizje e rrallë për Gaga dhe Polansky, të cilët e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut që kur këngëtarja konfirmoi se ishin në lidhje shkurtin e kaluar.

Kujtojmë se para pak kohësh këngëtarja ka folur në lidhje me veshjen që ajo kishte zgjedhur kur këndoi himnin kombëtar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden në muajin janar. 12 herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka pohuar se look-u i saj dhe stili i fustanit ‘Schiaparelli’ që kishte veshur për këtë rast ishte i papërshkueshëm nga plumbat.