Dilema Sociale Sociale

Studentët e Mjekësisë: Po mësojmë si bëhen injeksionet me tutoriale në YouTube!

Tema e diskutimit për sot në programin “Dilema Sociale” ishte mësimi online dhe brezi i studentëve që po diplomohen mes protestave, tërmeteve dhe pandemisë.

Jo pa qëllim, Eno Popi ftoi në studion e Top Albania Radio-s, dy studentë nga Fakulteti i Mjekësisë, Malboro Duka dhe Dea Guri.

Sipas studentëve të Mjekësisë, tre vitet e tyre të fundit janë praktikë dhe duhen domosdoshmërisht të bëjnë praktikë në spitale.

Pjesa praktike është një element thelbësor në formësimin e mjekëve të rinj dhe ne këtë pjesë e kemi pothuajse afër zeros. Natyrisht edhe mësimi online është diçka që nuk funksionon dot është e pamundur sepse mësimi në vitin e katërt deri në vitin e gjashtë duhet të zhvillohet pranë shtratit të pacientit, pranë të sëmurit edhe kjo nëpërmjet një platforme online është e pamundur që të zhvillohet sepse ti duhet ta shohësh, ta prekësh pacientin, pra janë disa veçori që e bëjnë të pamundur që kjo gjë të bëhet online.

Ndërkohë studentja Dea Guri, thekson se oriontohen vetëm me tutoriale nga YouTube, me ZOOM, PDF, pra një mësim teorik. Madje duke qeshur ajo e përshkruan këtë përvojë si tutorialet e bukurisë për make-up.

Gjithashtu studenti i mjekësisë shprehet se kanë bërë edhe një kërkesë për ta zhvilluar mësimin duke bërë praktikën në grupe të vogla, por normalisht nuk është mundësuar ende kjo. Mesa duket për studentët e mjekësisë, sidomos për ata që janë në vitet e fundit, mësimi online është një dështim.