Health & Beauty Lifestyle

Studim/Çfarë po shkaktojnë imazhet “bombastike” të Kim Kardashian tek vajzat dhe gratë…

Fatkeqësisht për yllin e ekranit Kim Kardashian, një studim i kryer nga Universiteti Jork i Torontos zbuloi se imazhet “bombastike” në internet të saj shkaktojnë më shumë pakënaqësi trupore tek vajzat dhe gratë. Studimi në fakt emëroi Kardashian dhe motrën e saj Kylie Jenner si influencer që kontribuojnë në pakënaqësinë që gratë ndjejnë për trupin e tyre për shkak të postimeve të tyre në rrjete sociale.

Trupi ideal i përcaktuar nga studiuesit si “një tip më i lakuar ose më i plotë, i karakterizuar nga një bel i hollë dhe bark i sheshtë, por me prapanicë të madhe, gjoks dhe kofshë” është bërë më i idealizuar në mediat sociale vitet e fundit. Sipas studiuesve për tendencat e mediave sociale pohuan se “Hashtag-ët #thick, #thicc dhe #slimthick kanë përkatësisht 6.2 milionë, 3.4 milionë dhe 1 milionë postime në Instagram dhe hashtag #slimthicc ka 134 milionë etiketime në TikTok.

Ndonëse një siluetë e hollë si Kate Moss mund të ketë qenë ideale vite më parë, ky trend është pëmbysur nga familja Kardashian. Por këto forma ideale nuk janë gjithçka. Familja Kardashian është vazhdimisht e acaruar për dështime të jashtëzakonshme të photoshop-it, përfshirë këtë javë kur këmba e Kim-it u bë “viktimë” e disa modifikimeve të gabuara.

Është bërë rutinë modifikimi i fotografive pohoi studimi i Universitetit të York-ut, duke e bërë kështu idealin e hollë edhe më të hollë dhe më pak të arritshëm për një grua mesatare. Ndonëse nuk është e paligjshme të ndryshosh një foto ose të bësh operacione plastike, sigurisht, po manipulohet autenticiteti duke mos qenë transparent në lidhje me të.

Sipas studimit, perfeksionizmi i pamjes si përpjekja për të arritur në mënyrë jo të shëndetshme trupin e një Kardashian mund të shkaktojë ushqim të çrregullt, sjellje jo të shëndetshme të kontrollit të peshës, vetëbesim të ulët dhe ankth social. Disa psikologë që kanë ndjekur këtë studim, kanë thënë se, nëse ndjeni një presion ndërkohë që shikoni përmbajtje të “trupit ideal” në instagram, mos harroni që ekziston “unfollow”.