Lifestyle

Studim/Fëmijët e familjeve me pak të ardhura shpenzojnë më shumë kohë në internet!

Fëmijët mësojnë duke vëzhguar dhe imituar mjedisin e tyre. Në kohët e sotme, filmat dhe mediat luajnë një rol të madh në formësimin e karakterit të një fëmije dhe për këtë arsye përmbajtja që ata shikojnë mund të ndikojë në mënyrën se si ata e perceptojnë botën përreth tyre.

Ndërkaq, fëmijët e familjeve që nuk kanë shumë të ardhura shpenzojnë më shumë kohë duke shikuar televizion dhe duke përdorur pajisje elektronike sesa fëmijët e familjeve më të pasura. Raporti i ekspertëve, i cili i ka përfshirë 1400 fëmijë të moshës 8-vjeçare, ka zbuluar se të rinjtë e familjeve më pak të pasura shpenzojnë thuajse tri orë e gjysmë në ditë duke shikuar televizor dhe duke përdorur pajisje elektronike si smartfonët, tabletët apo laptopët.

Ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura të mëdha shpenzojnë më pak se dy orë në aktivitete të tilla. Vlen të përmendet se edhe fëmijët e prindërve të edukuar mirë kishin shpenzuar më pak kohë me këto pajisje (1 orë e 37 minuta), krahasuar me fëmijët e prindërve me pak edukim (2 orë e 50 minuta).

Prindërit, por edhe ekspertët, shprehen të shqetësuar me atë që u ekspozohet fëmijëve në internet, duke përfshirë seksin, dhunën, racizmin dhe stereotipet gjinore. Rrjetet sociale kanë sjellë aq përfitime, sa edhe rreziqe të mundshme. Kur bëhet fjalë për fëmijët, këto rreziqe mund të jenë te frikshme. Zbuloni në këtë link disa këshilla që duhet të kenë parasysh prindërit, sipas psikologëve, që marrëdhënia e fëmijëve me rrjetet sociale të jetë sa më e shëndetshme e mundshme.

Fëmijët nga mosha 8 deri në 12-vjeç kalojnë pak më pak se pesë orë në ditë me telefonat e tyre dhe në kohën kur bëhen adoleshentë, koha para ekranit rritet deri në 8 orë çdo ditë, ka zbuluar një hulumtim. Fëmijët rrallë e përdorin atë kohë për gjëra krijuese dhe të dobishme. Pjesa më e madhe lundron nëpër rrjetet sociale, thotë Michael Robb në analizën e tij të raportit.