Celebrities Live From Tirana

Suada Daci në TAR: “Kënga e Luiz Ejllit, më e dobëta që kemi çuar në Eurovizion…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Suada Daci. Kohët e fundit në rrjetet sociale u bë virale shprehja ofenduese e Luizit ndaj Oltës në “BBV”. “Një si ty un e bëj në mëngjes” ishte pikërisht fraza që përdori Luizi për Oltën. Si e komenton Suada këtë? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si e komenton Suada sjelljen deri diku ‘mbytëse’ të Luizit kundrejt Kiarës. Pak para se Kiara të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çifti patën një debat të fortë dhe Luizi në nerva e sipër i fishkëlleu. Suada shprehet:

Tipike e brezit të çunave të Luizit. Duket shumë i ngjitur në një raport.

Kënga e Luizit e cila na përfaqësoi në Eurovizion kohët e fundit po dëgjohet në çdo lokal. Sa është në shijet e Suadës kjo këngë?

Një nga këngët më të dobëta që kemi çuar në Eurovizion. Kënga nuk ka qenë nga më të mirat që kemi çuar, të themi atë që është. Fakti që nuk u fut as në finale do të thotë që nuk është pëlqyer. Rona Nishliu dhe Anjeza Shahini janë kampionet të cilat arritën finalen. Në këtë moment tani Luizi mund ta tentojë përsëri të futet në botën e muzikës. Ka mbetur një këngëtar bensik i festivaleve edhe pse nuk i ka pasur hite këngët. Për mua Luizi duhet të bëjë muzik dhe këngë sepse e ka zërin, njerëzve iu është rikthyer në memorie. Çdo producent do t’i ofrojë këngë.