Bota

Tanimë agjentët anti-COVID të këtij ishulli nuk do të lejojnë askënd të festojë si i “çmendur”!

Autoritetet në ishullin e njohur turistik spanjoll të Ibizas po përdorin spiunë të huaj për t’u infiltruar në festat ilegale, ku rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi mund të shkelen. Zëdhënësi i bashkisë së ishullit, Armando Tur tha se:

Projekti filloi disa ditë më parë dhe është planifikuar të zgjasë deri në fund të gushtit, por edhe mund të zgjatet.

Autoritetet, në konsultim me policinë lokale, kanë punësuar një kompani detektivësh, e cila nga ana e saj ka punësuar shumë profesionistë të pavarur.

Këta agjentë të fshehtë janë kryesisht të huaj midis moshës 30 dhe 40 vjeç, me fuqi blerëse të mesme dhe të lartë, sepse këto janë karakteristikat kryesore të atyre që marrin pjesë në ngjarje të tilla.

Festat ilegale ndonjëherë kanë tarifa hyrëse prej më shumë se 100 euro. Në disa raste, marrin pjesë më shumë se 500 persona. Policia nuk ka personel të mjaftueshëm dhe në çdo rast festat ilegale pothuajse gjithmonë zhvillohen në apartamente ose shtëpi private.

Në Spanjë, policia nuk lejohet të hyjë me forcë në pronën private thjesht sepse po zhvillohet një festë. Kohët e fundit Ibiza dhe ishujt e tjerë të Baleareve kishin nivelet më të larta të koronavirusit në Spanjë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha më 13 gusht se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje.

Pamundësia e OBSH-së për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, Kinës dhe SHBA-së. Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi.