Showbiz

Taylor Swift barazon rekordin e Whitney Houston në “Billboard”

Albumi surprizë i këngëtares Taylor Swift, “Folklore” është një ndër më të suksesshmit që ajo ka publikuar deri tani.

Përveçse është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është vlerësuar maksimalisht nga kritikët, “Folklore” ka ndihmuar në barazimin e rekordit të Whitney Houston në klasifikimin e “Billboard”.

Kjo javë është 6-ta që “Folklore” mban vendin e parë në “Billboard 200” dhe ka marrë rreth 90.000 vota për të qëndruar në kreun e klasifikimit të albumeve më të mira të momentit.

Tashmë Taylor Swift është barazuar me rekordin e Whitney Houston që gjatë gjithë karrierës së tyre kanë rrëmbyer vendin e parë për 46 javë në këtë klasifikim.