Celebrities Fashion Live From Tirana

“Të gjitha blogeret veshin rroba të përdorura”/Për këtë e shumë të tjera Xhina Hodo na flet në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio blogerja Xhina Hodo për të na folur rreth rëndësisë së riciklimit të rrobave. Fillimisht, cila është marrëdhënia e Xhinës me rrobat, a është e fiksuar ajo pas markave?

Unë jam e kujdesshme me veshjet e mia, jam gjithmonë tipi që zgjedh cilësinë jo sasinë. Stili im është sportivja e alternuar me klasiken dhe aty jam e profilizuar më shumë. Sipas punëve të ditës mendoj se është stili më i përshtatshëm. Të gjithëve na pëlqejnë markat sidomos ne blogeret që duhet edhe t’i reklamojmë. Marka që unë përdor më shumë është Zara, aty i gjen të gjitha stilat e alternuara bashkë.

A blen Xhina rroba të përdorura?

Kam dalë në vende që ka rroba të përdorura, mendoj se duhet ta heqim këtë pargjykim se nuk duhen blerë veshje të tilla se kudo në botë ka rroba ‘second hand’. Nuk kam bërë blerje të mëdhaja por diçka sa për të hequr fiksimin. Ne blogeret i veshim rrobat e përdorura, fjala blogere paragjykohet sepse shpesh thuhet se ‘për çfarë ta shikoj sepse nuk e kap dot nivelin e jetesës së saj’, kjo nuk është e vërtetë. Ne lodhemi shumë për të sjellë diçka. Unë nuk dua të fus frymën që njerëzit të vishen vetëm me rroba të shtrenjta, dua që kur të futen në profilin tim të gjejnë veten aty. Ne blogeret jemi për të paraqitur stile të ndryshme të jetesës.

A i riciklon rrobat Xhina?

Më ka dalë nami që vesh rrobat e gjyshes. Unë i ricikloj shumë, rroba duhet veshur, stiluar, ricikluar. Trendet e modës po kthehen mbrapsht kështu që mos i flakni rrobat, mos e bëni këtë gabim.(qesh) Me rrobat e mia kam pasur manin t’i ruaj dhe sivjet kam bërë një pastrim të mirë të garderobës time se me moshën ndryshon gjithçka, ndryshon edhe stili. Unë rrobat e mia i dhurova te njerëzit e mi më të afërt, nuk i kam flakur sepse dikur e kisha zakon që i flakja.

A shpenzon shumë Xhina për rrobat?

Kam pasur shumë periudha që futesha në dyqan për të nxjerrë stresin dhe kam blerë shumë por që tani e kam shtrënguar dorën shumë. Disa mikesha të mia më thonë që ‘çfarë e do këtë, ku do e veshësh’ por nuk shpenzoj më aq shumë.