Celebrities Music Showbiz

Të gjithë fansat të bëhen gati, Bebe Rexha paralajmëron projekte të reja shumë shpejt!

Ajo është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka bërë të ditur se po punon për projekte të reja muzikore.

Kështu ka njoftuar 32-vjeçarja përmes disa imazheve dhe videove që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram. Në disa imazhe bardh e zi, këngëtarja ka treguar se ka nisur punën në studio për të krijuar muzikë të re.

 

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guetta, të titulluar “Family”. Artistja e njohur numëron një sërë hitesh dhe duket se tre prej tyre kanë tejkaluar pritshmëritë duke marrë mbi 1 miliard klikime. Bëhet fjalë pët këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself&I” dhe “Meant to Be”.

Rikujtojmë që Bebe së fundmi ka publikuar albumin e saj të fundit “Better Mistakes”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku duke u renditur kështu në ‘top list’-at e klasifikimeve. Teksa të gjithë ishin kuriozë për mesazhet që këngëtarja ka pasur si qëllim të përcjellë me anë të këtij albumi, Bebe tregoi në një intervistë edhe motivin kryesor, duke ofruar kështu një mbështetje të madhe për fëmijët dhe personat që kanë probleme të shëndetit mendor.

Këngëtarja ka lajmëruar se është duke nisur nga puna për një projekt të ri muzikor këto ditë. Bebe është duke kërkuar një artist të ri, kantautor, për t’iu bashkuar asaj në një studio regjistrimi për të inçizuar dhe kompozuar muzikë për dy ditë. Ajo ka realizuar edhe një baner në Los Angeles, përmes së cilit i ka ftuar të rinjtë e talentuar që t’i bashkohen për këtë mundësi.