Celebrities Fashion Showbiz

Të kombinuar me njëri-tjetrin si gjithmonë! Çfarë të veçantash kishte veshja e Billie Eilish dhe vëllait të saj në “Oscars 2022”?

Billie Eilish dhe Finneas janë gjithmonë një paketë, vijnë gjithmonë së bashku. Si vëlla e motër dhe partnerë kreativë, ata bëjnë muzikë, performojnë dhe herë pas here dominojnë së bashku në tapetin e kuq. Ky ishte sigurisht rasti më i veçantë në “Oscars 2022”, ku dyshja edhe performoi gjatë ceremonisë. Eilish dhe Finneas kishin zgjedhur që ta plotësonin njëri-tjetrin me veshjet nga marka prestigjioze “Gucci”. Nuk mund të jetë çudi që ata kishin zgjedhur të dy të visheshin me një ngjyrë, siç është ajo e zeza. Padyshim që këta yje hynë në histori atë natë.

Një mënyrë paraqitje mjaft e veçantë, e cila përputhej më së miri me stilim e tyre. Eilish veshi fustanin e stilistit Alessandro Michele. Fustani romantik të kujtonte edhe njëherë siluetën më retro-glam të Oscar de la Renta që ajo veshi në Met Gala 2021. Ndërkohë, Finneas zgjodhi një kostum klasik të zi, të kombinuar me një këmishë të bardhë me kopsa, papion dhe oxford me taka të zeza për një përfundim ose më saktë përmbyllje rinore.

Në shfaqjet e kaluara të ndarjes së çmimeve, të dy ata kanë përqafuar një estetikë më të guximshme dhe janë munduar që të jenë mjaft unik. Në “Grammy 2021”, për shembull, ata të dy veshën sërish “Gucci”, ku Finneas ishte me një smoking rozë, Eilish me një veshje grafike që ishte e printuar nga koka te këmbët (madje edhe kapelja e saj në formë kove ose siç quhen ndryshe ‘bucket hat’). Momenti i tyre pak më i rritur dhe më i sofistikuar i modës rezultoi të ishte një ndryshim freskues nga nënshkrimet e tyre, një kombinim shumë i përshtatshëm duke pasur parasysh ndjenjën formale të ngjarjes.

Kujtojmë gjithashtu se Billie dhe Finneas gjatë mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars 2022” arritën që të rrëmbenin dhe çmimin e tyre të parë ‘Oscar’ për kolonën zanore të filmit të James Bond “No Time To Die”.