Celebrities Gossip Showbiz

Teksa përflitet për një lidhje të re, Butrint Imeri reagon me ironi në rrjete sociale!

“Dale” është kënga më e fundit e Butrint Imerit, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarët e njohur Kida dhe Ledri Vula. Kënga arrin të numërojë mbi 45 milion klikime në vetëm 2 muaj pas publikimit. Një hit i cili ka kaluar kufijtë dhe po dëgjohet në të gjithë botën. Kënga u klasifikua në vendet e para të listave në vendet si Zvicër,Gjermani dhe Itali.

Së fundmi, Butrinti po përflitet për një lidhje të mundshme, megjithatë vetë këngëtari ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale duke i mohuar këto spekulime. Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Ai ka postuar një fotografi të ‘photoshop-uar’ në Instastory ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!” Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje.

Së fundmi, Kiara Tito (spekuluatr shpeshherë si e dashura e Butrintit) e pyetur në një intervistë për marrëdhënien e saj me këngëtarin, prezantuesja është përgjigjur e revoltuar se nuk ka patur asgjë me të dhe se kjo pyetje nuk dëshiron që t’i bëhet më pasi i ka ardhur në majë të hundës.

Megjithatë, kur rrjeti ‘vlonte’ nga thashethemet për një lidhje mes tyre, dyshja i hodhi edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’, duke qenë të dy së bashku në klipin e këngës së Butrintit “Hajt hajt”. Kiara u shfaq si modele kryesore në klip duke i bërë të gjithë të mendojnë se ata më në fund e pranuan lidhjen e tyre.