Showbiz

Thanë që gjendja e tij ishte përmirësuar por Silvio Berlusconi shtrohet në spital nga Covid-19

Javës së kaluar u bë e ditur se ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi u infektua me Covid-19.

Teksa gjendja e tij mbahej nën vëzhgim dhe ishte e stabilizuar duket se kjo gjë ka ndryshuar në vetëm pak ditë pasi 83-vjeçari është shtruar në spital pas disa ndërlikimesh.

“Po luftoj që të mposht këtë ferr, është shumë keq. Këtu në spital kanë bërë mijëra teste dhe unë isha ndër 5 të parët renditur nga forca e virusit. Po bëj më të mirën time dhe shpresoj shumë t’ja dal me sukses dhe të kem mundësi të rikthehem. Dua të bëj fushatën javën e fundit pasi kam frikë nga abstenimi dhe ne duhet ta mposhtim një qeveri me njerëz të paaftë” – tha ai në një deklaratë.