#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Visjan Ukcenaj zbulon vështirësitë e të qenit një aktor humori

Për herë të parë në Top Albania Radio dhe #thuajemepepsi ishte aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj, rolet e të cilit pëlqehen shumë nga publiku.

Teksa ka folur për punën e tij ai rrëfeu se megjithëse e dashuron aktrimin e sidomos rolet me elemente humori, ai u shpreh se të qenit një aktor shpeshherë nuk është e lehtë.

Humori është zhaneri më i vështirë e aktrimit sipas tij, pasi kërkon një përgatitje të madhe psikologjike.

“Kur dalim në spektakël njerëzve nuk u intereson nëse kemi ndonjë problem apo ndonjë siklet. Ne na duhet të japim maksimumin pavarësisht nëse kemi problemet tona personale që ndikojnë në gjendjen tonë psikologjike e si rrjedhojë dhe atë të humorit” ,-tha ai.