#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Yll Limani zbulon detaje të projektit më të ri muzikor

Për herë të parë në #thuajemepepsi ishte këngëtari shumë i dashur i publikut Yll Limani i cili po shijon sukseset e projekteve të tij muzikore.

Ai u shpreh se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq pasi këtë fundjavë do të lançojë edhe një prurje e re të cilën e cilësoi si një ‘fllad veror’.

Megjithëse kënga do të ketë disi elementin e dhembjes (tipike e Ylli Limanit), ajo gjithashtu do të jetë e ëmbël, ritmike dhe e përshtatshme për verën e nxehtë e plot aventura.

Këtë herë Ylli vjen solo me këtë këngë të punuar nga Armend Rexhepagiq dhe Darko Dimitrov për të cilën ai ndihet shumë krenar dhe pret me pradurim që fansat e tij ta dëgjojnë.