Showbiz

Tiësto njihet me të bijën e tij nëpërmjet Facetime

Dj i famshëm Tiësto pak kohë më parë bëri të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij Annika do të bëhen prindër.

Ditën e djeshme 51-vjeçari mësoi gjininë e bebes së tij që pritet të vijë në jetë por jo siç e do zakoni.

Bashkëshortja e tij ndodhej tek gjinekologu për një ekografi ndërkohë që Dj ndodhej në shtëpi për shkak të situatës së pandemisë së Koronavirusit.

Tiësto e pa për herë të parë të bijën nëpërmjet Facetime. Në ekranin e dyfishtë mes ekografisë dhe telefonit ai përjetoi emocionet e para si një baba i ardhshëm.