Showbiz

Tiffany Haddish nuk dëshiron të ketë fëmijë në këtë botë të gjunjëzuar nga racizmi

Aktorja hollivudiane Tiffany Haddish si rrallëherë ka dhënë një intervistë shumë të ndjerë për spektaklin në YouTube të Carmelo Anthony.

40-vjeçarja tregoi për herë të parë pëse nuk ka fëmijë dhe përse me siguri nuk do të ketë kurrë. “Kur më pyesin përse nuk kam fëmijë gjithmonë e gjej një justifikim por kurrë nuk kam treguar të vërtetën” -u shpreh ajo gjatë intervistës.

Më pas Haddish shtoi se nuk dëshiron që fëmija i saj të jetojë me frikë nga diskriminimi dhe vrasjet nga racizmi i theksuar në SHBA që ka ngritur mbi 31 shtete në këmbë nga protestat masive dhe të dhunshme.

“Do të ishte një padrejtësi për fëmijën tim dhe nuk do të doja të isha përgjegjëse për këto dhembje” -përfundoi ajo duke emocionuar të gjithë shikuesit.