Celebrities Gossip

U arrestua për vjedhje patatinash, aktori i njohur zbulon si qëndron e vërteta!

Aktori i njohur, Mitchel Musso, i cili ka luajtur në serialin e njohur ‘Hannah Montana”, ka folur publikisht pasi u arrestua gjatë fundjavës, i akuzuar për vjedhje dhe dehje në publik.

32-vjeçari, i njohur për rolin e Oliver Oken në serialin e “Disney Channel”, i ka hedhur poshtë të dyja akuzat.

“Nuk ka pasur asnjë vjedhje, dhe unë nuk kam qenë i dehur,” i tha ai për revistën e njohur “PEOPLE”, duke shtuar: “Ishte për të ardhur keq, një keqkuptim shumë i madh.

Musso u arrestua të shtunën në mbrëmje në Rockwall, Teksas, pasi dyshohej se teksa ishte në gjendje të dehur kishte grabitur.

Ngjarja ndodhi në SpringHill Suites Dallas Rockwall, e sipas denoncuesit, aktori kishte hyrë në hotel dhe kishte filluar të konsumonte një qese me patatina.

Kur iu kërkua të paguante për ushqimet, ai u konfrontua verbalisht dhe doli nga ambienti pa shlyer faturën.

Por, sipas aktorit, gjërat nuk ndodhën kështu.

“Ky punonjës i pakënaqur, sjellja e të cilit ishte e çrregullt, më hoqi qesen me patatina nga dora dhe filloi të më bërtiste për veshjen time. Më tha Dil jashtë ose do të telefonoj policinë.

Në fund, unë thashë ‘Sigurisht, telefononi policët’.- deklaroi aktori.