Showbiz

U infektua me Covid-19, këngëtari i njohur amerikan në gjendje të rëndë

Këngëtari i njohur amerikan, Jeremih është infektuar me koronavirus. Sipas burimeve nga mediat e huaja, gjendja e Jeremih është përkeqësuar dhe tani ndodhet në kujdes intensiv.

33-vjeçari është shtruar në spital në fillim të kësaj jave. Sipas burimeve nga ‘TMZ’, nuk dihet ende për sa kohë ai ka qenë i infektuar. I pari që e bëri të ditur rastin, ishte reperi, 50 Cent: “Lutuni për djalin tim, ai nuk është mirë. Një shok i vërtetë, ai ndodhet në Chigago.”

50 Cent dhe Jeremy kanë bashkëpunuar në vitin 2010, me këngën “Down on Me”. Ndërsa reperi, Chance the Rapper, me të cilin Jeremih ka bashkëpunuar, ka bërë një status në Twitter ku shkruan: “Ju lutem nëse mund të keni një sekondë kohë të luteni për mikun tim Jeremih, ai është si një vëlla për mua dhe është i sëmurë tani. Unë besoj në fuqinë shëruese të Jezusit, kështu që nëse mundeni, ju lutem, bëni një lutje mbi të”.

Jeremih, emri i vërtetë i të cilit është Jeremy Phillip Flton, është i njohur për këngët si, “Birthday Sex”, “Down on Me” dhe “Don’t Tell Em”. Shpresojmë që gjendja e këngëtarit të përmirësohet sa më shpejt!