Celebrities Gossip Showbiz

Urim nga dikush që nuk e ka pritur? Kiara Tito zbulon shumë të reja!

Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

Kiara ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera.

Bieta: Vajza mund të jetë moderatore si mami apo këngëtare si babi?

Kiara: Vajza do bëhet çfarë t’i doj e bardha zemrës, do doja që si vogël të kishte një lloj dëshire një profesion për të ardhmen do kisha dëshirë të ishte këngëtar si babi, do doja që pas shumë vitesh të kishte një duet mes tyre, e kam menduar, por do ia lë me dëshirë

Bieta: A ke marr ndonjë mesazh urimi nga dikush që nuk e ke pritur?

Kiara: Jo më kanë uruar që të gjithë, unë i prisja sepse momente te tilla lihen pas inatet dhe gjithçka dhe sepse është bekim dhe unë e prita një urim sepse është njerëzore, më është bërë qejfi që më kanë uruar…

Bieta: Po 2024 si e mendon?

Kiara: Unë mezi po pres që të vijë në jetë vajza, mendoj mezi po pres ta kem në krahë ta shikojë,  dua të marr një peridhë qetësie të shijoj me shumë shtatzaninë…

E teksa ata kanë festuar  1-vjetorin e njohjes, Luizi  ka surprizuar partneren e tij. Ai ka realizuar një tatuazh me portretin e Kiarës.