Celebrities Showbiz

Vanessa Hudgens tregon arsyen se përse i pëlqen të mos veshë reçipeta dhe paska të drejtë…

Aktorja Vanessa Hudgens ka zbuluar së fundmi se reçipetat nuk i duken të rehatshme, duke shtuar se nuk dëshiron të ndihet e kufizuar. Në një intervistë të fundit me revistën “Glamour UK”, 33 vjeçarja u shpreh se:

Reçipetat janë të pakëndshme. Nëse ndiheni më rehat dhe gati për të përballuar botën me sutjena, atëherë vishini një palë të tilla. Por për mua personalisht, ato thjesht nuk janë të rehatshme. Nuk dua të ndihem e kufizuar.

Ylli i “High School Musical” ndau gjithashtu përkufizimin e saj për feminizmin dhe që është të bësh çfarëdo që dëshiron të bësh.

Gratë mbuloheshin më shumë. Dhe ndihem sikur është shumë më e pranueshme nga gratë që të shprehin veten se si ndihen të përshtatshme.

Kjo filozofi nuk është asgjë e re për Hudgens. Ajo kujtoi gjithashtu se kishte veshur një bluzë me rripa të hollë me stampim të lepurushit të Playboy dhe një fund shumë të shkurtër në moshën 13-vjeçare, sepse dëshironte të ndihej si një grua në ditën e saj të parë të xhirimit të “Thirteen”. Edhe pse nuk është e sigurt se pse nëna e saj e la që të dilte nga shtëpia e veshur me atë veshje në moshën 13-vjeçare, ajo gjithashtu e kupton se po përpiqej t’i qëndronte besnike vetes.

Edhe pse doja të isha vetja ime në moshën 13-vjeçare, kjo ishte plotësisht në përputhje me atë ku e imagjinoja karrierën time. Unë gjithmonë e kam parë veten si një vajzë e stilit ‘indie’. Ka shumë versione të ndryshme të vetes sime, por ndihem sikur vija kryesore është loja. Unë kam një shpirt shumë rinor.

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens, së fundmi ka folur për mënyrën se si ajo kujdeset për trupin e saj. Artistja 32-vjeçare u shpreh per “Shape” se:

Gjatë dy viteve të fundit, po i kushtoj shumë kujdes vetes time. Kur e pranoni plotësisht atë që jeni dhe ndaloni së provuari të shtypni pjesë të vetes, mund ta pushtoni botën.

Kohët e fundit, Vanessa është shprehur hapur edhe për rrugëtimin e saj shëndetësor. Ajo balancon disa stile të ndryshme të të ngrënit me ushqimet që i pëlqen në mënyra që mbështesin trupin e saj. Vanessa thotë se ajo krijon një balancim midis dietës Keto dhe Fasting-diet, të mos konsumosh asnjë ushqim për rreth 15 orë.