Celebrities Gossip Showbiz

“Vë dorën në zjarr, për mua në finale është…”, për cilin nga konkurrentët e ka fjalën Olta?

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.

Vetëm pak më parë në një bashkëbisedim me Kiarën, Olta përveç se ka folur pë mendimin e saj rreth pëlqimit të Luizit pë Kiarën, por është shprehur gjithashtu se e shikon Luizn deri më tani një lojtar shumë të fortë dhe që për të është një nga banorët që do të shkoj në finale.

Une kam arritur deri në pikën që them Luizi është në finale për mua, vë dorën në zjarr për mua, për pikëpamjen time…mund t’ja fus kot nuk ka rëndësi, unë sot mendoj këtë gjë dhe mos u çudit kur pas 3 ditësh të them Kiara ja kisha fut kot kjo është jeta këtu … deri në këto momente unë e shikoj lojtarin më të fortë

Në rulotë në vend të Ronaldos dhe Zhaklinës filluan qëndrimin Olta dhe Armaldo, kjo si zgjedhje e Zhaklinës, e drejtë e cila iu dha për shkak se u zgjodh e preferuara e publikut. Për këtë Olta e ka thelluar inatin ndaj Zhaklinës dhe është shprehur se ishte një gjë shumë ekstreme dhe denigruese. Ama mesa se Oltës ende nuk i ka dalë inati dhe në një bisedë me banorët e tjerë është shprehur keq për Zhaklinën duke e ofenduar dhe ka treguar se çfarë do të bëj kur të dalë nga rulota.